E premte, 1 Gusht, 2025
spot_img
HomeLajmeMehmetaj: VV-ja e largoi nga puna veteranin që i tha Fitore Pacollit...

Mehmetaj: VV-ja e largoi nga puna veteranin që i tha Fitore Pacollit “hajneshë”

Skandal: Veteranin e luftës që i tha Fitore Pcolli hajneshë e largon Vetëvendosja nga vendi i punës

Gazetari Lirim Mehmetaj, ka thënë se veterani  i luftës që i tha deputetes së VV-së, Fitore Pacollit, hajneshë, pikërisht Vetëvendosja e ka larguar nga vendi i punës në ndërmarrjen “Ibër-Lepenci”.

Sipas Mehmetajt, vendimin për largimin e të Agim Pllashnikut e ka marrë Faruk Mujka në cilësinë e Kryeshefit Ekzekutiv.

“Largimi i tij nga puna vjen pasi ai i tha Fitore Pacollit, atë çka ajo është, një hajneshë e paskrupullt që paratë e popullit i abuzon me familjarët e vet.  A jeni ka e kuptoni skandalin”?

“Në Kosovën e lirë e të pavarur, anëtari i partisë së Mira Markoviçit, gruas së Slobodan Millosheviç-it, Faruk Mujka, hajduti që iu gjetën paratë e vjedhura nën jastëk, e largon nga puna luftëtarin e lirisë”.

“Deri kur shqiptarët e ngratë kanë me leju që servilët e Milloshit me ua diktu jetën në Kosovën e lirë. A ka mbet trohë dinjiteti në këtë popull që lejon abuzimin me ish ushtar të UÇK-së për qejfe personale perverse të Faruk Serbofilit”, shkroi Mehmetaj, transmeton Klankosova.tv.

Tutje, ai u shpreh se nëse qytetarët do të lejojnë që të rivendoset ky standard ku siç i quajti ai, shërbëtorët e kasapit serb të na përcaktjnë jetën në shtetin e lirë, atëherë kjo është edhe më keq se robëri. “

Nëse kemi me leju me u ri-vendos ky standard ku shërbëtorët e kasapit serb me na e përcaktu jetën në shtetin e lirë, atëherë kjo është ma keq se robëri, kjo atëherë është përzgjedhje me jetu si skllevër të gubanave të Albin Strujës”, tha ai.

The post Mehmetaj: VV-ja e largoi nga puna veteranin që i tha Fitore Pacollit “hajneshë” appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT