Meha: Sërpska kontrollohet më lehtë nëse ka marrëveshje, e jo me telefonata të fshehura

Meha: Sërpska kontrollohet më lehtë nëse ka marrëveshje, e jo me telefonata të fshehura

Dimal Basha, Albulena Haxhiu dhe Emilja Rexhepi ishin të vetmit që u mblodhën në sallën e takimeve të Kryesisë së Kuvendit, të hënën. Por e njëjta nuk pati kuorum të vazhdojë, pasi PDK dhe LDK bojkotuan takimin, transmeton Klankosova.tv.

Megjithëse sipas kryeparlamentarit, përkundër faktit që mbledhja e Kryesisë dështoi, Kuvendi nga ana tjetër ka kuorum për ta vazhduar punën.

Sipas juristes, Doruntina Mehës, partitë opozitare iu përgjigjën më shumë votueseve të VV-së, sesa votuesve të vet.

“Iu kanë përgjigjur më shumë propagandës të Vetëvendosjes dhe të votuese të tyre, sesa votuesve të vet. Sepse shpesh herë kemi pa që partitë opozitare kanë bërë koalicion me Listën Serbe, dhe votuesit e tyre kanë qëndruar besnikë, kështu që i bie se ata do të duhej të zgjidhnin ose Nenad Rashiqin ose dikë nga Lista Serbe”, u shpreh Meha.

Por sipas saj, ish-opozita këtë nuk e bëri, por iu dorëzua “propagandës” së VV-së.

Ajo shton se Lista Serbe është më e kontrollueshme nëse ka një marrëveshje me të.

“Lista Serbe është më e kontrollueshme nëse ka një marrëveshje me të me nene, dhe e din njerëzit se për çka janë marrë vesh, sesa të shkohet me telefonata të fshehta siç i kemi parë dhe përgjimet”, tha tutje juristja.

The post Meha: Sërpska kontrollohet më lehtë nëse ka marrëveshje, e jo me telefonata të fshehura appeared first on Klan Kosova.