Interi e ka mposhtur Feyenoordin 0:2 në ndeshjen e parë të 1/8 së finales së Ligës së Kampionëve.
Dyshja sulmuese, Marcus Thuram dhe Lautaro Martinez, u përkujdesën për triumfin e Zikaltërve.
Fillimisht Thurami realizoi për 0:1 në minutë e 38-të të takimit dhe kështu u mbyll pjesa e parë.
Në pjesën e dytë, gjegjësisht në minutën e 50-të, argjentinasi lansoi një predhë në drejtim të portës kundërshtare për 0:2.
Piotr Zielinski dështoi ta conte epërsinë në tre gola kur nuk shënoi nga penaltia në minutën e 64-të të takimit.
Ndeshja u transmetua direkt në Sport 1 në platformën më të madhe në vend, Art Motion.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>