Një pyetje e Meghan Markle ndaj Kate Middleton gjatë një takimi në Pallatin Kensington shkaktoi një grindje të fortë mbretërore, sipas kujtimeve të Princit Harry në librin e tij Spare.
Grindja, që ndodhi pak javë pas dasmës së Sussex-ëve, shpërtheu gjatë një çaji midis familjeve, ku Meghan sugjeroi se Kate kishte “tru foshnje për shkak të hormoneve të saj”.
Princi William reagoi ashpër, duke e quajtur Meghan “të pasjellshme” dhe duke i treguar me gisht, ndërsa Meghan i kërkoi të ndalte, shkruan DailyMail.
Harry shpjegoi se Meghan nuk kishte dashur të ofendonte Kate dhe se më pas të gjithë u përqafuan për të shmangur tensionet e mëtejshme.
Ngjarja është pjesë e një serie grindjesh dhe mosmarrëveshjesh të gjatë midis dy familjeve mbretërore, përfshirë tensionet midis Harry-t dhe William-it, si dhe sfidat e Meghan-it me protokollin mbretëror dhe marrëdhëniet me stafin.
Megjithatë, mbreti Charles thuhet se është “thellësisht i trishtuar” nga akuzat, por ka lënë derën hapur për pajtim. /Telegrafi/