Policia e Kosovës e ka shpallur në kërkim Mefail Shkodrën, si i dyshuar për ngjarjen tragjike që ndodhi sot në Gjilan.
Ai ende vazhdon të jetë në arrati, dhe i njëjti dyshohet për Vrasje të rëndë njofton Klankosova.tv.
Deri më tani, sipas informacioneve që ka Klankosova.tv tre persona kanë mbetur të vdekur, derisa edhe një person ka mbetur i plagosur.
Motivi i këtij rasti deri më tani nuk dihet, por Shkodra është i njohur për autoritetet dhe veprimtarinë me të cilën është marrë.
Ai vitin e kaluar ishte arrestuar për fajde.
Vërejtje:
Personat e përmendur në këtë artikull, sipas ligjeve të Republikës së Kosovës, konsiderohen të pafajshëm deri në vendimin e formës së prerë nga gjykata.
The post Mefail Shkodra shpallet në kërkim për vrasjet në Gjilan appeared first on Klan Kosova.