Mefail Shkodra me djem të pakapshëm për shtetin, vazhdojnë ta ‘shijojnë’ lirinë nga arratia

Mefail Shkodra me djem të pakapshëm për shtetin, vazhdojnë ta ‘shijojnë’ lirinë nga arratia

I dyshuari kryesor për krimin e trefishtë para disa javësh në Gjilan, Mefail Shkodra dhe dy djemtë e tij, Edonisi dhe Engjëlli po vazhdojnë ta shijojnë lirinë nga arratia. Të shpallur në kërkim nga 10 gushti, shteti akoma s’ka rënë në gjurmët e tyre, raporton Klankosova.tv

Policia e Kosovës i ka futur në stop listë tre të dyshuarit, por deri më sot nuk ka pasur ndonjë njoftim nëse është lokalizuar dhe arrestuar ndonjëri prej tyre.

Ndaj treshes ekziston dyshimi që janë të përfshirë në ekzekutimin e Selami dhe Edmond Hasanit, babë e bir, si dhe të Abedin Hoxhës, për motive që akoma nuk janë konfirmuar, megjithëse, fajdeja përmendet si shkak.

Dy anëtarët e familjes Hasani vdiqën në vendin e ngjarjes, pasi u qëlluan me armë zjarri, ndërsa viktima e tretë humbi jetën rrugës për në spital.

Mefail Shkodra është është emër i njohur për shtetin.

Dosja e tij penale është e pasur me vepra të ndryshme, për çka është përballur dhe me aktakuza e dënime, raporton Klankosova.tv

I arrestuar për fajde bashkë me të birin Edonisin, ata ishin liruar në tetor të vitit të kaluar, pasi u pranua propozimi për dorëzaninë, të kërkuar nga Prokuroria Speciale, në vlerë prej 70 mijë euro, 50 për Mefailin dhe 20 mijë për djalin.

Ndaj tij, ekzistojnë tri aktgjykime dënuese në Gjykatën Themelore në Gjilan, institucion ky që pas rastit njoftoi se nuk ka lëndë aktive ndaj Shkodrës.

Sipas evidencës, ai ka qenë i gjykuar më parë në tre raste penale.

Në vitin 2018, thuhet se është dënuar për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të armëve pa leje.

Në vitin 2014, është dënuar për vjedhje të shërbimeve komunale.

Derisa, në vitin 2011 është dënuar për shkaktim të rrezikut të përgjithshëm.

Vërejtje: Personat e përmendur në këtë artikull, sipas ligjeve të Republikës së Kosovës, konsiderohen të pafajshëm deri në vendimin e formës së prerë nga gjykata. /Klankosova.tv

 

The post Mefail Shkodra me djem të pakapshëm për shtetin, vazhdojnë ta ‘shijojnë’ lirinë nga arratia appeared first on Klan Kosova.