Tash e mbi një muaj, i dyshuari kryesor për vrasjen e trefishtë në Gjilan, Mefail Shkodra dhe dy djemtë e tij po kërkohen intensivisht nga Policia e Kosovës, por të njëjtit deri më tani ende nuk janë lokalizuar e as arrestuar.
Këtë për Klankosova.tv e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, i cili bëri të ditur se po punojnë intensivisht për kapjen e tyre.
“Po punojmë intensivisht për arrestimin e të dyshuarve për vrasje të trefishtë”.
”Në momentin që kemi ndonjë zhvillim në këtë drejtim do t’iu njoftojmë menjëherë”, bëri të ditur ai.
Mefail Shkodra me djem të pakapshëm për shtetin, vazhdojnë ta ‘shijojnë’ lirinë nga arratia
The post Mefail Shkodra dhe djemtë e tij ende në arrati appeared first on Klan Kosova.