E enjte, 7 Gusht, 2025
spot_img
HomeLajmeMediumi shtetëror: Protestojnë punëtorët e RTK-së, për paga (VIDEO)

Mediumi shtetëror: Protestojnë punëtorët e RTK-së, për paga (VIDEO)

Pritën pesë ditë, por nuk u dolën pagat në xhirollogari për muajin korrik.

Në ditën e gjashtë sindikalistët e RTK-së dolën para Kuvendit e Qeverisë për të shprehë pakënaqësinë e tyre.

Të mërkurën ata kërkuan alokimin e buxhetit për RTK-në, që nuk u bë shkak i moskonstituimit të kuvendit.

Kjo situatë që preku mbi 700 familje sipas këtyre protestuesve nuk do të ndodhtë nëse do të veprohej nga Qeveria e Kuvendi më kohë.

Këtyre në krah iu doli Asociacioni i Gazetarëve. Kryetari Xhemajl Rexha kërkoi që për gazetarët e RTK-së të krijohen kushtet e punës dhe të njëjtit të mos kenë as presion financiar e as politik.

Megjithëse Rexha gjendjen aktuale financiare e lidhi edhe me diçka tjetër.

Këta theksuan se nëse nuk ka ndonjë veprim nga institucionet përkatëse nuk do të përjashtojnë as grevat e as bojkotimin e ngjarjeve politike.

Ndonëse edhe për pjesëmarrjen e vogël e patën një sqarim.

 

The post Mediumi shtetëror: Protestojnë punëtorët e RTK-së, për paga (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT