Kombëtarja e Kosovës ka arritur një kualifikim historik në finale të play-offit për Kampionatin Botëror, pas triumfit dramatik 4:3 në Sllovaki.
“Dardanët” siguruan një fitore të madhe dhe tani finalen do ta zhvillojnë në Prishtinë përballë Turqisë, në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Reagimet e mediave sllovake ishin të menjëhershme, duke shkruar se Kosova ua shuajti ëndrrat për Kupën e Botës.
“Një shkëmbim zjarri në Tehelne pol. Ëndrra e sllovakëve për një Kupë Bote në futboll është zhdukur,” raporton “sport.aktuality.sk”.
Ndërkohë, mediumi “sportnet.sme.sk” rikujton se Sllovakia kishte qenë dy herë në epërsi ndaj Kosovës.
“Ëndrra për Sllovakinë në Kupën e Botës zhduket plotësisht. Ata ishin dy herë në epërsi ndaj Kosovës,” shkruhet në raportin e tyre.
Ndërsa “sport.zoznam.sk” thekson se kjo ishte një nga humbjet më të rënda në historinë e futbollit sllovak.
“Një ndër pjesët e dyta më të këqija u rikthye në shpresë të madhe për ta. Sllovakia më në fund pëson nga Kosova,” raporton mediumi.
Kosova është tani vetëm një hap larg kualifikimit për Kampionatin Botëror, ku do të përballet me Turqinë në “Fadil Vokrri”. Finalja e madhe zhvillohet të martën nga ora 20:45.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


