E enjte, 8 Maj, 2025
spot_img
HomeLajmeMediat serbe raportojnë se aeroplani i Vuçiqit është larguar nga Baku dhe...

Mediat serbe raportojnë se aeroplani i Vuçiqit është larguar nga Baku dhe është nisur drejt Rusisë.

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka fluturuar nga Baku i Azerbajxhanit pas një uljeje emergjente që bëri në këtë qytet, gjatë rrugës për në Moskë, ku ishte nisur për të marrë pjesë në festimet e Ditës së Fitores, shkruan Gazeta Sinjali.

Aeroporti që transportonte Vuçiqin nuk mundi të vazhdonte fluturimin për shkak se nuk kishte leje për të kaluar përmes hapësirës ajrore që aktualisht ndodhet në konflikt për shkak të operacioneve luftarake mes Rusisë dhe Ukrainës, shkruan Nova.rs.

Sipas mediave pro-qeveritare serbe, të gjitha vendet kishin dhënë më herët leje për fluturim, por situata e sigurisë ka pamundësuar vijimin e udhëtimit. Tanjug raportoi se aeroportet e Moskës janë të mbyllura, ndërsa sipas faqes “flightradar24”, shumë ulje të planifikuara për këtë pasdite janë anuluar.

Në ditët e fundit, disa aeroporte në Rusi janë mbyllur përkohësisht për shkak të sulmeve të dronëve ukrainas.

Po ashtu, sipas “flightradar24”, një avion Embraer ishte ngritur nga Beogradi dhe u ul në Baku.

Agjencia Sputnik njoftoi më herët se Vuçiq ishte nisur për në Moskë për të marrë pjesë në Paradën e Fitores në Sheshin e Kuq, ndërsa ishte planifikuar edhe një takim me presidentin rus Vladimir Putin, siç kishte bërë të ditur Kremlini.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT