Saturday, March 21, 2026
spot_img
HomeLajmeMediat iraniane thonë se është goditur kompleksi në fushën më të madhe...

Mediat iraniane thonë se është goditur kompleksi në fushën më të madhe të gazit natyror në botë

Kompleksi petrokimik i Iranit në fushën e gazit South Pars është goditur nga sulme ajrore, sipas agjencisë së lajmeve Tasnim, e lidhur me Gardën Revolucionare Islamike (IRGC).

Objekti është përfshirë nga zjarri dhe ekipet e shpëtimit si dhe zjarrfikësit ndodhen në vendngjarje, sipas një njoftimi në Telegram nga agjencia gjysmë-zyrtare Fars News.

South Pars është fusha më e madhe e gazit natyror në botë, ku operojnë si Katari ashtu edhe Irani.

Tasnim raporton se sulmi ka ndodhur më herët gjatë së mërkurës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT