Sonte (e diel) ka festë në familjen e kryetarit të Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj.
E vogla e shtëpisë, Leonita po i jep fund beqarisë ndonëse festa ka nisur me kanagjegjin i cili po zhvillohet në një prej hoteleve të kryeqytetit.
E hyrja e politikanit shqiptar mori vëmendje të madhe që në hyrje të këtij evenimenti.
Në pamjet e ndara nga fotografi i njohur Norik Uka, ai shihet me uniformë ushtarake derisa përcjell vajzën në sallë.
Për atmosferën, familja Limaj ka zgjedhur këngëtaren e madhe nga Suhareka, Remzie Osmani.
Duket se po mbizotëron një atmosferë e këndshme që po komentohet gjerësisht edhe në rrjete sociale.
Limaj duhet theksuar se ka pesë fëmijë: katër nga martesa e tij e parë dhe një nga martesa e tij e dytë. /Telegrafi/