E martë, 8 Korrik, 2025
spot_img
HomeLajme“Më treguan komshinjtë”, djali i Fadil Fazliut thotë se babai i tij...

“Më treguan komshinjtë”, djali i Fadil Fazliut thotë se babai i tij u “kidnapua”, jep detaje (VIDEO)

Djali i Fadil Fazliut, i arrestuar sot nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, Fahriu, ka treguar detaje rreth asaj që ndodhi mëngjesin e sotëm.

Ai tha se lajmin për arrestimin e babait të tij e mori nga komshinjtë e tij. Sipas tij, ajo që hetuesit e Prokurorisë në Hagë kanë bërë, është kidnapim.

“Edhe paradite edhe pasdite isha në bazën e tyre në Fushë Kosovë, në EULEX. Kërkova përshëndetjen me babanë, nuk mu lejua. Prapë në mbrëmje kërkova, s’mu lejua. Sipas informacioneve, po mendojmë se të arrestuarit janë ende aty, pra në Fushë Kosovë, në bazën e EULEX-it. Më treguan komshinjtë për arrestimin, thanë që erdhën 3-4 vetura të EULEX-t dhe e kanë marrë. Fadili veç shkoi. U thash se dua ta di arsyen e arrestimit, më thanë që nuk kemi, ju tregojmë pastaj. Me ndodh një arrestim pa paralajmërim, është kidnapim”, tha Fazliu në emisionin “Edicioni Special” në Klan Kosova.tv.

Kujtojmë se mëngjesin e sotëm, Dhomat e Specializuara në Hagë, pos Fadil Fazliut kanë arrestuar edhe ish-kryetarin e Malishevës, Isni Kilaj, dhe ish-kreun e AKI-së, Bashkim Smakaj.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT