“Më telefonoi Ronaldo vetë” – Rakitic zbulon ofertën e pabesueshme që e ktheu në pengun më të madh të karrierës

“Më telefonoi Ronaldo vetë” – Rakitic zbulon ofertën e pabesueshme që e ktheu në pengun më të madh të karrierës

Ish-mesfushori i Barcelonës dhe Kroacisë, Ivan Rakitic, ka zbuluar se Cristiano Ronaldo e kishte telefonuar personalisht në vitin 2019 për ta bindur të transferohej te Juventus, diçka që kroati e cilëson si pendesën më të madhe të karrierës së tij.

Kroati pjesën më të madhe të karrierës e kaloi në La Liga, duke mbrojtur ngjyrat e Sevillas dhe Barcelonës, megjithatë ka pranuar se do të kishte dashur të luante në Serie A.


“Është e vërtetë që në vitin 2019 më telefonoi Cristiano Ronaldo dhe më tha: ‘Eja bashkohu me ne te Juventusi’. Të them të drejtën, do të më kishte pëlqyer shumë të luaja në Itali. Është një nga pengjet e karrierës sime”.

Cristiano Ronaldo dhe Ivan Rakitic

Në atë kohë, Ronaldo ishte pjesë e “Zonjës së Vjetër”, ku qëndroi nga 2018 deri në 2021, ndërsa Rakitic po kalonte një periudhë të artë me Barcelonën, me të cilën fitoi disa trofe të mëdhenj, përfshirë Ligën e Kampionëve në sezonin 2014–15.

Mesfushori kroat njoftoi tërheqjen nga futbolli aktiv më herët këtë vit, pas sezonit të fundit të kaluar me Hajduk Split./Telegrafi/