Bërnica u kthye në një oqean njerëzish dhe tingujsh, në natën e dytë të “Sunny Hill Festival”.
Çdo hapësirë e gjelbër u mbush me publikë që kishte ardhur nga e gjithë bota, të gatshëm për ta jetuar një natë ku muzika nuk ndalej asnjë sekondë, raporton Klan Kosova.
Nga skena kryesore, një varg artistësh shqiptarë dhe ndërkombëtarë ndezën atmosferën.
Dukagjin Lipa, babai i Dua Lipës, njëherësh edhe bashkëthemelues i këtij festivali, tha se është kënaqësi me pa që shumë vende të botës po vinë deri në Kosovë.
“Është kënaqësi me pa që shumë vende të botës po vinë po udhëtojnë deri në Kosovë për një festival për një event qysh në të njëjtën kohë ata njoftohen me rinin kosovare, me rinin shqiptare, njoftohen me kulturën e traditën”, u shpreh Dukagjin Lipa.
Njeriu që ka shëtit botën me të bijën Dua Lipën bëri edhe një zotim.
“E kam thanë shumë here na e kemi rinin aq të mirë një rini aq të shnosh një rini qaq të kulturun një rini aq evropiane që veç muj me ju thanë faleminderit, për çdo vjet do ta bëjmë ma mirë e ma mirë mat madhe e ma të madhe ‘Sunny Hillin’ kështu që hajdeni në ‘Sunny Hill’”
Por mbrëmja nuk përfundoi këtu.
Falë transmetimit ekskluziv të Klan Kosovës, mijëra të tjerë e përjetuan festivalin nga shtëpia.
The post Me “Sunny Hill” u kënaq e gjithë bota (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.