Më shumë se tre persona të përfshirë në vrasjen e Liridona Ademajt? (VIDEO)

Më shumë se tre persona të përfshirë në vrasjen e Liridona Ademajt? (VIDEO)

Eksperti i sigurisë, Bedri Elezi sot në emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova ka folur në lidhje me rastin e vrasjes së Liridona Ademajt.

Sipas tij, dyshohet se përpara se të vritej Liridona Murselaj, grupi nuk ka qenë vetëm prej tre persona, por dyshohet se ka pasur edhe emra të tjerë që janë angazhuar në organizimin e kësaj vepre.

“Mund të aludojmë se ndoshta të njëjtit nuk kanë menduar që do të shkojë deri këtu situata, por që kanë pasur informacione në lidhje me zhvillimet dhe parë nga angazhimi i Kodit Penal të Republikës së Kosovës, të njëjtit janë të përfshirë në veprën penale për pasje të informacionit dhe mosparandalim të veprës penale. Në këto rrethana është mirë me pa mundësinë për t’u rikualifikuar veprës”, u shpreh tutje ai./Klankosova.tv

The post Më shumë se tre persona të përfshirë në vrasjen e Liridona Ademajt? (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.