Më në fund një lajm i mirë për Unitedin, ylli i ekipit po e lë pas lëndimin

Më në fund një lajm i mirë për Unitedin, ylli i ekipit po e lë pas lëndimin

Mbrojtësi argjentinas i Manchester Unitedit, Lisandro Martinez pritet të rikthehet në fushë në fund të muajit tetor ose në fillim të nëntorit, ndërsa vazhdon rikuperimin nga dëmtimi.

Klubi po ndjek një qasje të kujdesshme për rikthimin e tij, duke mos dashur ta rrezikojë me një rikthim të parakohshëm. Objektivi është që Martinez të rikuperohet plotësisht, të shmangë komplikimet dhe të jetë i gatshëm për t’i shërbyer ekipit në afatgjatë.


Përveç Manchester United, edhe Kombëtarja e Argjentinës ka interes të madh që mbrojtësi të jetë në gjendje optimale, duke parë se është i padiskutueshëm në formacionin bazë, si dhe po afrohet Kupa e Botës 2026.

Lisandro Martinez

Rikthimi i Martinez do të ishte një shtysë e madhe për mbrojtjen e “Djajve të Kuq”, e cila ka vuajtur dukshëm gjatë mungesës së tij.

Kujtojmë, Martinez këputi ligamentin kryesor të gjurit dhe ka qenë jashtë fushës që afro një vit./Telegrafi/