Kosova i ka krijuar ekipet e përbashkëta, të hetimit kundër financave të paligjshme dhe kundër krimit të organizuar në Kosovë.
Kjo u mundësua falë përkrahjes së Ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar në kuadër të projektit Sustainable Criminal Justice Solutions.
Në komunikatën për media, thuhet se në këtë takim është bërë nënshkrimi i Memorandumit të Mirëkuptimit ndërmjet të Këshillit Prokurorial të Kosovës, Policisë së Kosovës dhe Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar dhe Irlandës së Veriut e përfaqësuar nga Ambasada Britanike në Prishtinë, që ka ardhur pas miratimit nga ana e KPK-së më 3 mars 2025 i Rregullores për Themelimin dhe Funksionimin e Ekipeve të Përbashkëta të Hetimit.
Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, i cili ishte i pranishëm në këtë ngjarje u shpreh jashtëzakonisht i lumtur me nisjen e kësaj iniciative për krijimin e ekipeve të përbashkëta hetimore.
âKam pasur kënaqësinë të marr pjesë në nisjen zyrtare të sotme të Ekipeve të Përbashkëta Hetimore (EPH) në Kosovë, pas miratimit të Rregullores për EPH-të nga Këshilli Prokurorial i Kosovës. Ky mekanizëm i ri institucional synon të rrisë efektivitetin dhe efikasitetin e hetimeve për krimin e organizuar dhe korrupsionin, duke siguruar bashkëpunim më të fortë institucionalâ, tha ai.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>