“Koka në Stamboll, e trupi në Janinë”, ose në rastin e psikiatrit Gazmend Idrizi mund të thuhet “Kokën në Prishtinë, e trupin në Cyrih”.
Kjo pasi ai arriti të marrë specializimin në Psikiatri pa qenë i pranishëm asnjëherë në repartin përkatës në QKUK, raporton Kiks Kosova.
Ndërsa ai vazhdonte aktivitetin profesional në një spital zviceran dhe aktivitetin politik nga mërgata, duke u anëtarësuar në Lëvizjen e Albin Kurtit në vitin 2019, në Kosovë specializimi në Psikiatri po i “përparonte” në heshtje, pa praninë e tij fizike.
Sipas burimeve të KIKS Kosova, Gazmend Idrizi nuk ka qenë asnjëherë i pranishëm në Klinikën e Psikiatrisë në QKUK gjatë periudhës 2017-2021, që përkon me kohëzgjatjen zyrtare të një specializimi të rregullt në këtë fushë.
Në vend që të kryente katër vjet të plota stazh klinik, Idrizi qëndronte në Zvicër, i angazhuar profesionalisht. Por një gjë e shqetësonte: malli për Kosovën, të cilin e shprehte përmes postimeve të poezive në rrjetet sociale.
Në vitin 2021, ai iu nënshtrua provimit specialistik në Kosovë para një komisioni prej tre anëtarësh dhe e kaloi me sukses.
Por burimet e KIKS Kosova theksojnë se ai nuk kishte ndjekur asnjë modul të specializimit, nuk kishte përfunduar stazhin klinik dhe nuk kishte pasur ndonjë angazhim të dokumentuar në QKUK.
Për më tepër, Idrizi nuk kishte përfunduar as nivelin bachelor në Kosovë, por kishte diplomuar në Shqipëri, çka përjashton çdo lidhje të mëparshme akademike apo profesionale me Universitetin e Prishtinës.
Detajet tjera i gjeni në kronikën në vijim:
The post Me librezë të Vetëvendosjes specializoi për doktor, zbuloni “fatlumin” nga Zvicra (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.