“Më lër të dal” – fansat gjejnë një mesazh të fshehur në fjalimin e aktores Bitt Lower gjatë ‘Emmy Awards’

"Më lër të dal" - fansat gjejnë një mesazh të fshehur në fjalimin e aktores Bitt Lower gjatë 'Emmy Awards'

Aktorja Britt Lower u shpall fituese e çmimit Emmy për “Aktorja më e mirë në rol kryesor në një seri dramatike”, për interpretimin e saj në serialin e suksesshëm “Severance”.

Megjithatë, vëmendjen e fansave nuk e mori vetëm fjalimi i saj emocionues, por edhe një detaj i vogël, të cilin shumëkush nuk e vuri re. Ndërsa shumica e shikuesve ndiqnin fjalët e saj falënderuese, disa fansa me sy të mprehtë vunë re një mesazh të fshehur në pjesën e pasme të letrës nga e cila ajo lexonte.


Me shkronja të mëdha shkruhej: “Më lini të dalë jashtë” – një referencë e drejtpërdrejtë ndaj personazhit të saj në serial, Helly R.

Në skenë, Lower falënderoi kolegët dhe familjen për mbështetjen: “Para së gjithash, është një privilegj i madh të jem e përmendur mes një grupi kaq të jashtëzakonshëm artistësh. Wow”, u shpreh ajo. “Këtë çmim e ndaj me ekipin tim heroik të aktorëve dhe me skuadrën tonë, puna e të cilëve katalizon timen”.

Ajo shtoi më tej: “Faleminderit mami e babi, vëllai im, bashkëshorti, fëmijët tanë, prindërit, familja jonë e zgjedhur. Ju dua të gjithëve. Faleminderit për këtë dhe faleminderit që më zgjodhët mua”.

– YouTube youtu.be

Fotografitë nga ceremonia, ku mesazhi shihet qartë, u shpërndanë me shpejtësi në rrjetet sociale. Fansat e vlerësuan gjestin si një shenjë të përkushtimit të aktores ndaj rolit dhe serialit.

Shumë prej tyre theksuan se ekipi i Severance vazhdon të lërë gjurmë të vogla dhe mesazhe të fshehura, madje edhe gjatë momenteve të tilla madhështore si ceremonitë e çmimeve Emmy. /Telegrafi/