Me kapuç në kokë, Fatmir Sheholli futet në Gjykatë nën dyshimet për spiunazh

news image

Fatmir Sheholli ka mbërritur sot në Gjykatën Themelore të Prishtinës, ku pritet të mbahet seanca dëgjimore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tij, pas arrestimit të enjten nga autoritetet e Kosovës.

Sheholli dyshohet për përfshirje në veprimtari të spiunazhit, ndërsa ndaj tij është duke vepruar Prokuroria Speciale e Kosovës, e cila ka kërkuar paraburgim.

Në arrestimin e tij ishte përfshirë edhe Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI), ndërsa menjëherë pas ndalimit, organet kompetente kanë kryer bastisje në vendbanimin e tij.

Detaje të mëtejshme pritet të bëhen publike pas përfundimit të seancës dëgjimore.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/