Bournemouthi e ka mposhtur Newcastle me rezultat të thellë prej 1-4 në xhiron e 22-të të Premier League.
Serinë e golave për mysafirët e hapi Kluivert në minutën e 6-të të takimit, ndërsa vendasit u kundërpërgjigjën në minutën e 22-të duke i barazuar shifrat me Bruno Guimaraes.
Por, mysafirët nuk u dorëzuan gjatë pjesës së parë, ku një minutë para fundit të kohës së rregullt, Kluivert shënoi golin e tij të dytë në ndeshje, njofton Klankosova.tv.
Në pjesën e dytë nuk pati gola deri në kohën shtesë, përkatësisht deri në minutën e 92-të, pasi në skenë doli Kluivert për ta kompletuar “hat-trickun” e tij në këtë ndeshje.
Ndërsa katër minuta më vonë, Kerkez e vulosi rezultatin përfundimtar duke e shënuar golin e katërt.
Me këtë fitore, Bournemouthi gjendet në pozitën e gjashtë me 37 pikë, dy më shumë se Manchester City që është një pozitë më poshtë dhe një pikë më pak se Newcastle që gjendet në vendin e katërt.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>