Sot në Hagë do të mbahet protesta që pritet të mbledhë shumë shqiptarë nga e gjithë bota.
Mes tyre do të jenë edhe disa të rinj nga Rahoveci, të cilët kanë njoftuar se do t’i bashkohen protestës për të shprehur mbështetje për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ata njoftuan se po nisen nga nga Dortmundi për në Hagë.
Sipas fotografive të dërguara nga lexuesit, ata kanë mbajtur flamurin kuq e zi, duke simbolizuar forcën dhe angazhimin për këtë çështje.
Më herët, për redaksinë e Klankosova.tv, disa të rinj nga diaspora bënë të ditur se janë nisur nga Luksemburgu e Mynheni për të shprehur revoltën e tyre ndaj Gjykatës Speciale.
Të njëjtit uruan liri sa më të shpejtë për ish-luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. /Klankosova.tv
Drejt Hagës nisen edhe mërgimtarët nga Luksemburgu e Mynheni
The post Me flamurin Kuq e Zi, të rinjtë suharekas nisen nga Dortmundi në Hagë appeared first on Klan Kosova.