Autore: Blerta Ahmeti
Sipas Prokurorisë Themelore në Prizren, 45 personat e dyshuar për zhvatjen e mbi 1 milion eurove të Byrosë Kosovare të Sigurimeve, 39 prej të cilëve u arrestuan më 8 janar e shtatë të tjerë akoma gjenden në arrati, ngarkohen me disa vepra penale.
Sami Mazreku dhe Valon Berisha dyshohen se kanë kryer veprat Keqëpërdorim i Besimit, në bashkëkryerje, në vazhdimësi dhe Keqpërdorim i autorizimeve ekonomike, në bashkëkryerje.
Valon Berisha bashkë me Agon Bardhin, Bardh Hotin, Miretë Kosumin, Hana Rastavicën, Florent Sylejmanin, Lumnije Osmanin, Hasip Meleqin, Kushtrim Demollin, Arbnora Pecin, Ariana Domnikun, Lirim Ahmetajn, dhe Egzona Gashin, dyshohen se kanë kryer veprën Falsifikim i dokumenteve, në bahskëkryerje.
Ariana Mehmeti bashkë me Leonard rexhajn, Ron Birin, Suad Halitin, Mentor Demollin, Muhamet Rexhepin, Bajram Osmanin, Jetesa Birin, Marigona Collakun, Naxhije Collakun, Enis Osmanin, Faton Hajdarin, Fehmi Bajramin, Mërgim Zabelin, Adem Nasufin, Leonora Berishajn, Diellza Kabashin, Besiana Muratin, Brendona Mujajn, Kimete Kuliqin, Valon Durajn dhe Nora Mucajn dyshohen se kryen veprë penale Keqpërdorim i besimit, në ndihmë.
Agon bardhi bashkë me Valbona Hoxhajn, Bardh Hotin, Mirjeta Kosumin, Hana Rastavicën, Florent Sylejmanin, Lumnije Osmanin, Hasip Meleqin, Paris Starabanjën, Trendelina Azemin, Arbnora Pecin, Kushtrim Demollin, Arjana Domniku Collakun, Lirim Ahmetajn, Egzona Gashin, Naser Birin, Rilind Hasanin, Yll Collakun, Shefqet Mjekun, Hana Ullakajn dhe Agim Krasniqin dyshohen se kanë kryer veprën penale Keqpërdorim i besimit, në ndihmë, në vazhdimësi.
Personi juridik i kompanisë “Reforma sh.p.k”, dyshohet se ka kryer veprën penale Keqpërdorim i besimit, në ndihmë.
I dyshuari Azem Rusinovci bashkë, person përgjegjës i personit juridik “Reforma sh.p.k” dyshohet se kreu veprën penale Keqpërdorim i besimit, në ndihmë.
Sami Mazreku dhe Valon Berisha
Në periudhë prej 22 korrikut të vitit 2022 deri më nëntë tetor 2023, në Prishtinë, në kohë të pacaktuar, i dyshuari Sami Mazreku, në cilësinë e Drejtorit Ekzekutiv në BKS dhe i pandehuri Valon Berisha në cilësinë e Drejtorit të Departamentit të Financave dhe Kontabilitetit në BKS, me dashje, gjatë kujdesit për interesat pasurore të të dëmtuarës Byroja Kosovare e Sigurimit, nuk i përmbushin detyrimet e tyre ose i keqpërdorin autorizimet e tyre, me qëllim që vetes t’i sjellin dobi të kundërligjshme apo t’i shkaktojnë dëm të dëmtuarës, interesat pasurore të së cilës ata i përfaqësojnë, në atë mënyrë që, të dyshuarit duke qenë në pozitat e lartëcekura, në kuadër të autorizimeve të tyre, kanë kanë vepruar në kundërshtim të rregullave dhe procedurave të brendshme, pa dokumentacion mbështetës, me miratimin e tyre, me miratimin e tyre, kanë kryer transaksion bankar t pajustifikuar në shumën prej 7 mijë e 961 euro, nga llogaria bankare e BKS-së tek llogaria bankare e Agon Bardhit, kinse ky i fundit si i autorizuar e ka përfaqësuar palën tjetër Gjon Palokajn për kompensim “dëmi material për shkak të aksidentit të trafikut” të datës 24.12.2017. Gjon Palokaj paraprakisht i ishte kompensuar për aksidentin në fjalë. Si pasojë e kësaj në bahskëkryerje, BKS-së i kanë shkaktuar dëm material në lartësinë e lartëcekur.
Më 22 korrik të vitit 2022, në situatë të njëjtë kanë vepruar në kundërshtim të rregullave dhe procedurave të brendshme, pa dokumentacion mbështetës, me miratimin etyre, e kanë kryer transaksionin bankar të pajustifikuar në shumë prej 8 mijë e 540 euro, nga llogaria e BKS-së në llogari të Agon Bardhit, me pretendimin se ky, si i autorizuar e kishte përfaqësuar palën Egzon Hyseni për kompensim “dëmi material për shkak të aksidentit të trafikut të datës 06.09.2019”. E që Egzon Hyseni paraprakisht ishte kompensuar për këtë aksident.
Më 10 gusht të vitit 2022, kanë vepruar në kundërshtim të rregullave dhe procedurave të brendshme, pa dokumentacion mbështetës, me miratimin e tyre, kanë kryer transaksion bankar të pajustifikuar, në emër të pagesës së dëmit në shumë prej 4 mijë e 641 euro dhe 6 mijë e 891 euro nga llogaria e BKS-së në llogari të Valbona Hoxhës.
Më 11 gusht 2022, kanë vepruar në kundërshtim të rregullave dhe procedurave të brendshme, pa dokumentacion bështetës, me miratimin e tyre kanë kryer transaksion bankar të pajustifikuar në emër të pagesës së dëmit, në shumë prej 5 mijë e 481 euro nga llogaria e BKS-së në llogari të Valbona Hoxhës.
Shënim: Personi/personat e përmendur në këtë artikull, prezumohen të pafajshëm deri në një vendim të formës së prerë nga gjykata.


