KESCO është e gatshme të mirëpresë të gjitha bizneset që nga data 30 korrik 2025 përfundojnë furnizimin nga Furnizuesi i Mundësisë së Fundit (FMF) dhe duan të vazhdojnë furnizimin me ne.
Deri më tani, mbi 50 kontrata me mbi 500 pika furnizimi anekënd Kosovës janë nënshkruar me biznese që kanë zgjedhur KESCO si partner të besuar për furnizim, ndërsa komunikimi vazhdon me shumë biznese të tjera që kanë kërkuar ofertim prej nesh.
Me një staf të profesionalizuar dhe përvojën më të gjatë në treg, si lider në furnizim dhe tregtim të energjisë elektrike, KESCO garanton bashkëpunim të sigurt, të qëndrueshëm dhe të orientuar kah nevojat e konsumatorëve.
Përmes zyrës së dedikuar KESCO Premium, konsumatorët përfitojnë trajtim të personalizuar, këshillim profesional dhe analiza të detajuara për të optimizuar kostot dhe sigurinë në furnizim.
Të gjithë konsumatorët e interesuar për të nënshkruar kontrata furnizimi apo për të marrë konsulta, mund të dërgojnë kërkesën e tyre në email adresën zyrtare: [email protected].
KESCO mbetet zgjedhja e parë për një furnizim të qëndrueshëm me energji elektrike në Kosovë – me përvojë, profesionalizëm dhe përkushtim ndaj secilit konsumator.
- Ky artikull është i sponsorizuar
The post Më 30 korrik përfundon furnizimi nga FMF-KEK, KESCO mirëpret bizneset e dala në treg të hapur appeared first on Klan Kosova.