Me temperaturat e ftohta është e këshillueshme të mbyllni perdet apo roletat në një orar të caktuar çdo mbrëmje.
Kjo është një mënyrë e thjeshtë dhe pa kosto për të ruajtur ngrohtësinë në shtëpi.
Sipas të dhënave zyrtare, rreth 18 për qind e nxehtësisë humbet përmes dritareve, dhe kjo humbje është dyfish më e shpejtë nëse dritaret janë me një xham të vetëm në vend të dyfishtë.
Allan Reid, ekspert për dritare dhe dyer tek kompania Art Windows and Doors, shpjegon se xhami bëhet si një rrugë e shpejtë për të ikur nxehtësia sapo bie dielli.
Ai këshillon që të mbyllen të gjitha perdet ose roletat midis orës 17:30 dhe 18:30, sapo të fillojë të errësohet.
“Kjo krijon një shtresë izolimi që ndihmon të ruani nxehtësinë që shtëpia ka përthithur gjatë ditës. Është mënyra më e lehtë dhe falas për të kursyer energji – madje përpara se të mendoni të ndizni termostatin”, thotë Reid.
Me ndryshimin e orës në fund të tetorit, ora kur duhet të mbyllen perdet do të duhet të përshtatet më herët, në përputhje me errësirën që vjen më shpejt.