Një zyrë paralele serbe që funksiononte si e ashtuquajtura Zyrë për Sport dhe Rini në Mitrovicë të Veriut është mbyllur sot nga autoritetet vendore të Kosovës.
Zyra, e cila nuk ishte pjesë e strukturave legale të Republikës së Kosovës, operonte jashtë kornizës ligjore, ndërsa tashmë hapësirat janë vënë në dispozicion të institucioneve vendore.
Lidhur me këtë veprim ka reaguar edhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, i cili theksoi se prona ishte e uzurpuar dhe tani është rikthyer për shfrytëzim institucional.
“Nga prona të uzurpuara në hapësira për shfrytëzim të institucioneve të Republikës. Me rend dhe ligj, për shërbime dhe nevoja të qytetarëve, pa dallim”, ka shkruar Kurti.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
The post Mbyllja e zyrës ilegale serbe në Mitrovicë, Kurti: Pronë e uzurpuar, tash e Republikës appeared first on Sinjali.