Gjatë ditës së premte, Policia e Kosovës ka zhvilluar aksion të gjerë në veri të vendit.
Policia ka kryer kontroll në disa komuna ku dyshohej për falsifikim të dokumenteve dhe po zhvillohej aktivitet ilegal, transmeton Klankosova.tv.
Pas këtij aksioni, policia ka arrestuar tri gra derisa u sekuestruan dokumente të ndryshme.
“Njësitë policore kanë bërë kontrolle në disa komuna, ku dyshohej për falsifikim të dokumenteve dhe po zhvillohej aktivitet ilegal. Janë arrestuar tri të dyshuara femra dhe janë sekuestruar dokumente të ndryshme. Me vendim të prokurorit pas intervistimit të dyshuarat janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.
Policia ka bërë të ditur se ka mbyllur tri struktura paralele.
The post Mbyllja e strukturave paralele në veri, policia dje arrestoi tri gra appeared first on Klan Kosova.