Gazetari Lulzim Mulliqi, i cili vepron dhe jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka komentuar mbylljen e qeverisë federale amerikane.
Mulliqi, në emisionin “Ora Shtatë” tha se kjo po ndodh për shkak të përçarjeve mes demokratëve dhe republikanëve, transmeton Klankosova.tv.
“Që nga dita e hënë, të gjitha masmediat amerikane, duke iu referuar të përditshmëve më prestigjioze amerikane këtu në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kanë informuar se sistemi politik amerikan, më 1 tetor, Kongresi të miratojë buxhetin për agjencitë federale. Në mungesë të një marrëveshje për financim, shumë agjencive publike, pezullojnë apo rrezikojnë të mbyllin plotësisht, apo pjesërisht veprimtaritë e tyre”.
“Kjo ndodh për shkak të përplasjeve dhe për shkak të përçarjeve dhe ndarjeve të cilat kanë ndodhur në mes dy krahëve, pra krahut republikan dhe demokrat”, tha Mulliqi.
Por se sa gjatë mund të qëndrojë e mbyllur qeveria federale e ShBA-së, Mulliqi thotë se është skeptike se sa shpejt mund të arrihet një marrëveshje mes republikanëve dhe demokratëve.
Ndryshe, mbyllja e qeverisë federale ka të ngjarë të lë qindra mijëra punëtorë në pushim të papaguar dhe të ndalojë shumë programe dhe shërbime qeveritare.
The post Mbyllja e qeverisë amerikane, pasoja për mijëra njerëz appeared first on Klan Kosova.