Monday, March 30, 2026
spot_img
HomeLajmeMbyllja e pjesshme e qeverisë amerikane, më e gjata në histori

Mbyllja e pjesshme e qeverisë amerikane, më e gjata në histori

Mbyllja e pjesshme e qeverisë së Shteteve të Bashkuara ka hyrë në histori si më e gjata ndonjëherë, ndërsa përplasjet politike në Uashington vazhdojnë për financimin e Departamentit të Sigurisë Kombëtare (DHS), raportoi BBC-ja.

Të dielën, kriza arriti në ditën e 44-të, duke tejkaluar rekordin e mëparshëm të ndërprerjes së financimit, i cili pati përfunduar në nëntor të vitit 2025. Ngërçi aktual ka shkaktuar pasoja të dukshme, veçanërisht në aeroportet amerikane, ku mungesa e stafit të Administratës së Sigurisë së Transportit ka krijuar radhë të gjata dhe vonesa të mëdha.

Mijëra punonjës të TSA-së kanë mbetur pa paga për shkak të situatës, çka ka bërë që një pjesë e tyre të mos paraqiten në punë, ndërsa rreth 500 agjentë kanë dhënë dorëheqje, sipas të dhënave nga DHS-ja. Vetëm të premten, mbi 3,560 punonjës të TSA-së munguan në punë, që përbën më shumë se 12 për qind të fuqisë punëtore të kësaj agjencie.

Nga ana tjetër, administrata ka ndërmarrë hapa për të zbutur krizën. Presidenti Donald Trump ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv që synon pagesën e punonjësve të TSA-së brenda ditëve të para të javës së ardhshme. 

Megjithatë, kjo lëvizje mund të përballet me sfida ligjore dhe politike, pasi Kushtetuta amerikane i jep Kongresit autoritetin për të miratuar shpenzimet federale.

Ekspertë ligjorë kanë vënë në dyshim ligjshmërinë e këtij vendimi, duke argumentuar se ai mund të bie ndesh me ligjin që ndalon shpenzimet pa miratim nga Kongresi.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT