Mbyllja e autostradës Tiranë-Durrës shkakton trafik të rënduar në aksin Tiranë-Elbasan

Mbyllja e autostradës Tiranë-Durrës shkakton trafik të rënduar në aksin Tiranë-Elbasan

Mbyllja e segmentit të autostradës Vorë-Durrës, për shkak të punimeve në infrastrukturë, ka sjellë shtim të ndjeshëm të fluksit të mjeteve në aksin Tiranë-Elbasan.

Gjatë këtyre ditëve, qindra automjete që udhëtojnë nga Elbasani drejt jugut janë detyruar të kalojnë në këtë rrugë, duke shkaktuar trafik të rënduar, veçanërisht në hyrje dhe dalje të qytetit të Elbasanit.


Autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të mjeteve për mirëkuptim dhe durim gjatë kësaj periudhe, pasi ndërhyrjet në segmentin Vorë-Durrës janë pjesë e investimeve të rëndësishme për përmirësimin e infrastrukturës rrugore kombëtare.