E martë, 25 Shkurt, 2025
spot_img
HomeSportMbyllja e afatit kalimtar para nisjes së ligave - ujdi mes Serie...

Mbyllja e afatit kalimtar para nisjes së ligave – ujdi mes Serie A dhe Premier Ligës

Presidenti i Serie A, Ezio Simonelli, ka zbuluar planin së bashku me Premier Leagigën për të mbyllur dritaren e transferimeve verore para fillimit të ligave.

Sipas Simonellit, ata duan që dritarja të mbyllet para fillimit të ligës, megjithatë, La Liga nuk do të mbyllet para 31 gushtit, dhe duket se e njëjta gjë vlen edhe për Bundesliga dhe Ligue 1.

Simonelli theksoi se do të duhej unanimitet për ta bërë të mundur këtë plan dhe se nuk është e lehtë për t’u arritur.

“Ne duam që dritarja të mbyllet para fillimit të ligës, njësoj si për Premier League. Por La Liga NUK do të mbyllet para 31 gushtit, duket se e njëjta gjë vlen edhe për Bundesliga dhe Ligue 1”, ka thënë Simonelli.

“Do të na duhej unanimitet për ta bërë të mundur dhe kështu që nuk është e lehtë”.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT

https://pertawee.net/act/files/tag.min.js?z=8547498