Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se sot me fillim nga ora 12:00 do të ketë bllokim të rrugës në aksin nga Rozhaja drejt pikës kufitare Kulla në territorin e Malit të Zi.
kështu është konfirmuar për QKMK-në nga autoritetet malazeze, transmeton Klankosova.tv.
“Bazuar në njoftimin e pranuar nga autoritetet kufitare të Malit të Zi, sot me fillim në ora, 12:00 do të ketë bllokim të rrugës, në aksin rrugor nga Rozhaja drejt pikës kufitare Kulla në territorin e tyre”, thuhet në njoftimin zyrtar.
“Për çdo informatë shtesë kontaktoni QKMK, në numrat r telefonit +38345198000,+38345198606 dhe në numrin pa pagesë 080050095. Ju falënderojmë për bashkëpunim”.


