Mbyllet pjesa e parë në ‘Air Albania’, Shqipëria në epërsi nda Letonisë

Mbyllet pjesa e parë në 'Air Albania', Shqipëria në epërsi nda Letonisë

Ka përfunduar pjesa e parë në Air Albania ku Shqipëria po përballet me Letoninë.

Pas 45 minutave të para rezultati është 1-0 në të mirë të kuqezinjve.


E për të parë golin e vetëm në këtë ndeshje u desh të pritej minuta e 25-të, kur Kristjan Asllani shënoi nga penalltia për 1-0.

Kuqezinjtë krijuan disa raste të mira shënimi, megjithatë nuk ia dolën të shënonin më shumë se një gol. Kësisoj dy ekipet kombëtare shkuan në pushim mes pjesëve me epërsinë minimale të Shqipërisë. /Telegrafi/