Mbyllet pjesa e parë me 1:1 mes Kosovës U21 dhe Spanjës U21

news image

Pjesa e parë e ndeshjes mes Kombëtares së Kosovës U21 dhe Spanjës U21 përfundoi baras 1-1.

Dardanët e rinj dhe Spanja U21 po përballen në “Fadil Vokrri”, në kuadër të kualifikimeve për EURO 2025.

Skuadra mysafire kaloi në epërsi 1-0 në minutën e 11-të përmes Roca-s, ndërsa dhjetë minuta më vonë, Arianit Hasani realizoi një supergol për ta barazuar rezultatin në 1-1.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/