Mbyllet pjesa e parë, Llapi po fiton ndaj Drenicës – Indeksonline.net

Mbyllet pjesa e parë, Llapi po fiton ndaj Drenicës – Indeksonline.net

Ka përfunduar pjesa e parë mes Llapit dhe Drenicës në ndeshjen e vlefshme për gjysmëfinalen e parë të Kupës së Kosovës.

Skuadra nga Podujeva po fiton 2:0 në pjesën e parë në stadiumin “Zahir Pajaziti”, shkruan Indeksonline

Golin e parë e shënoi Arbër Bytyqi, kurse të dytin e shënoi Antonio Marku (autogol).

Kujtojmë që gjysmëfinalet në Kupën e Kosovës zhvillohen me sistemin vajtje-ardhje./Indeksonline/