Tuesday, January 13, 2026
spot_img
HomeLajmeMbyllet për media seanca në rastin e Rozeta Hajdarit

Mbyllet për media seanca në rastin e Rozeta Hajdarit

Gjykata ka vendosur që seanca në rastin e ministres në detyrë të Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari  të zhvillohet pa praninë e mediave.

Kjo vendim vjen pas kërkesës së avokatit Florent Latifi, i cili kërkoi që asnjë seancë të mos mbahet  e hapur pa deklasifikimin e dokumenteve të cilat konsiderohen sekret shtetëror.

Në seancën e sotme gjyqësore, në bankën e të akuzuarve janë paraqitur edhe Irfan Lipovica, Hafiz Gara dhe Ridvan Muharremi.

Kjo seancë kishte për qëllim shqyrtimin e aktakuzës dhe deklarimin e të pandehurve lidhur me fajësinë ose pafajësinë e tyre, si dhe trajtimin e çështjeve procedurale që mund të parashtrohen nga palët.

Ndërkohë seanca e 10 dhjetorit kishte dështuar, për shkak të mungesës së Hajdarit.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT