Fillimi i ndeshjes dha shenja se Atletico Madrid mund të dali me fitore nga stadiumi “Cam Nou”.
Dy gola të shpejtë të kryeqytetasëve spanjollë, brenda gjashtë minutave të para, shtangën tifozët e Barcelonës
Pa kaluar as 60 sekonda, Alvarez kaloi në epërsi skuadrën e tij, kurse vetëm 5 minuta më vonë, Griezmann e dyfishoi avantazhin, raporton Klankosova.tv.
Kjo ndeshje mori një rrjedhë krejtësisht tjetër në vazhdimin e pjesës së parë, pasi “Blaugranët” arritën që të rikthehen me shpejtësi, duke shënuar dy gola për dy minuta, Pedri (19) dhe Cubarsi (21).
Fundi i pjesës së parë e çoi në qiell të shtatë çdo fans të Barchës, kur Martinez realizoi për epërsi, 3-2.
Lajmi duke u përditësuar…
The post Mbyllet ndeshja e “çmendur” në Camp Nou, Barça e Atletico shënojnë nga katër gola appeared first on Klan Kosova.