Mbyllet lista zgjedhore, në zgjedhjet lokale do të votojnë mbi 1,7 milionë qytetarë në vend dhe 112 mijë jashtë vendit

KSHZ: Janë konfirmuar 303 lista për kryetar të komunave dhe të Qytetit të Shkupit

Në listën zgjedhore për zgjedhjet e ardhshme lokale janë të regjistruar pak mbi 1,8 milionë votues, njoftoi kryetari i KSHZ-së, Boris Kondarko.

Prej tyre 112 mijë janë me punë të përkohshme ose qëndrim jashtë vendit, 2.162 janë në burgje ose paraburgim, ndërsa 450 janë nga shtëpitë për persona të moshuar. Zgjedhjet lokale do të mbahen më 19 tetor, dhe qytetarët do të votojnë në 3.480 vendvotime.


Në 132 vendvotime me më pak se dhjetë votues, votimi do të zhvillohet në vendvotimin më të afërt. KSHZ kumtoi se lista është e përgatitur, ndërsa deri tani kanë arritur katër kërkesa për vëzhgim ndërkombëtar.