Është e enjte, mesditë.
Në këtë punishte në Breg të Diellit nuk ndihet zhurma e mjeteve të punës.
Nuk shihet as edhe një punëtorë.
Banorët që jetojnë këtu afër thonë se po punohet herët në mëngjes, ndërkaq në këtë periudhë kur temeperaturat po arrijnë kulmin puna po ndalet.
Situatë e njëjtë ishte edhe në disa punishte në Mati 1 që e vizitoi Klani.
E në Matiqan u panë disa punëtorë duke punuar brenda objektit. Nga koj kompani I thanë televizionit se deri në orën 11 po punojnë jashtë e pastaj në hapësirat e brendshme.
Por ky urdhër i MSH-së i publikuar të martën sipas kryetarit të sindikates së sektorit privat Jusuf Azemi, ka gjetur zbatim tek të enjtën.
Ky pohon se personalisht pa puntorë duke punuar në Fushë Kosovë pas orës 11, për cka pas insititmit të tyrë të njejtit e kanë ndërprerë atë.
Jusuf Azemi thotë se kjo është shqetesuese, derisa thotë se për këtë duhet të këtë iniciative më të gjatë që e ndal punën kur ka temperature të larta.
Për këtë çështje, Klani ka dërguar pyetje në adresën e Inspektoratit të punës për të parë nese po i inspektojnë vendpunishtet por të njejtit nuk kanë kthyer përgjigje.
The post Mbrojtja nga nxehtësia: Vapa e “çmendur” largon punëtorët nga skelet (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.