Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami ka folur për Komisionin për të Drejtat e Njeriut, duke thënë se është urgjente që aty ta kenë Ministrin Andin Hoti.
Behrami në “Edicionin Special” në Klan Kosova tha se duhet shikuar nëse Hoti do të krijojë mekanizma që e mbrojnë Republikën e Kosovës.
Ai gjithashtu u shpreh se kjo është një tendencë e trefishtë e rishkrimit të historisë së Kosovës.
“Unë mendoj që është tepër urgjente që ta kemi Andin Hotin në këtë komision, për të shikuar nëse ky do të krijojë mekanizma të cilët do ta mbrojnë Republikën e Kosovës nga kjo tendencë e trefishtë e rishkrimit të historisë së Kosovës, sepse ky është një rrezik permanent”, tha ai./Klankosova.tv


