E hënë, 30 Qershor, 2025
spot_img
HomeLajmehttps://klankosova.tv/mbrojtesit-pa-mbrojtje-zbulohet-gjendja-alarmante-ne-policine-e-kosoves-video/"Mbrojtësit pa mbrojtje – zbulohet gjendja alarmante në Policinë e Kosovës” (VIDEO)...

https://klankosova.tv/mbrojtesit-pa-mbrojtje-zbulohet-gjendja-alarmante-ne-policine-e-kosoves-video/”Mbrojtësit pa mbrojtje – zbulohet gjendja alarmante në Policinë e Kosovës” (VIDEO) – Klan Kosova

192 janë numrat që shtypen nga qytetarët pothuajse çdo minutë. E me të pranuar thirrjen, ekipet policore nisen drejt ngjarjes për t’iu dalë në ndihmë qytetarëve.

Koha e reagimit me kohë të ekipit policor maksimumi është 14 minuta. Madje shpeshherë për shërbim ndaj vendit, zyrtarët policor përballen me rrezikun dhe situata të paparashikuara.

Mirëpo, ky institucion që u themelua më 6 shtator të vitit 1999, edhe 25 vjet më vonë vazhdon të ketë sfida.

Mungesa serioze në pajisje dhe infrastrukturë, në stacionet policore po e vështirësojnë kryerjen e detyrave të përditshme nga zyrtarët policorë.

Nga 141 zyrtarë të inspektuar në fillim të vitit, sipas IPK-së një numër i konsiderueshëm nuk posedonin pajisje mbrojtëse dhe teknologjike.

Policët e gjeneratave 57 dhe 58 nuk ishin të pajisur me sprej mbrojtës, pesë zyrtarë nuk kishin jelekë anti-plumb, ndërsa tre të tjerë kishin mungesë të dritave portative. Gati 40 zyrtarë nuk kishin radio-lidhje.

Në aspektin logjistik, gjendja nuk është më e mire sipas gjetjeve të Inspektoratit.

Nga 12 automjete që posedon stacioni, vetëm 7 janë funksionale. Pra, kjo nënkupton se për çdo 20 zyrtarë, është në dispozicion vetëm një veturë.

Ndërkohë, raporti thekson se pajisje të tjera teknike si printerët dhe fotokopjet kanë hasur në probleme funksionale.

Aty thuhet se stacioni ka në funksion pesë printerë, 118 kompjuterë, një pajisje për matjen e shpejtësisë dhe dy alkool-teste, por këto të fundit nuk janë të kalibruara, gjë që kufizon përdorimin efektiv të tyre.”

IPK ka vlerësuar edhe çështjen e ngarkesës së punës duke dhënë rekomandime në disa prej inspektimeve që policia të sigurojë personel te mjaftueshëm për të përmbushur strukturën organizative dhe kapacitetet

Sipas ligjit për Inspektoratin Policor të Kosovës, gjetjet dhe rekomandimet i dërgohen ministrit të Punëve të Brendshme dhe drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, me qëllim që të ndërmerren masa për përmirësimin e kushteve të punës.

IPK thekson në fund të raportit se u ka dhënë rekomandimet MBP-së si dhe drejtorit të Përgjithshëm të Policisë për përmirësimin e këtyre rrethanave, se mungesa e kushteve bazë jo vetëm që dëmton efikasitetin në punë, por rrezikon edhe sigurinë e vetë zyrtarëve dhe qytetarëve.

Këto vlerësime, për të vlerësuar kushtet e punës realizohen përmes procesit të inspektimeve të rregullta ose të jashtëzakonshme dhe varësisht nga fusha e inspektimit realizohen çdo vit.

The post “Mbrojtësit pa mbrojtje – zbulohet gjendja alarmante në Policinë e Kosovës” (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT