20:58 / E Premte, 09 Maj 2025 / Gj. Sh
Enea Mihaj ka njoftuar largimin nga Famalicao pas këtij sezoni. Mbrojtësi i Kombëtares ka kontratë deri më 30 Qershor të këtij viti dhe nuk do të rinovojë.
Nga 1 Korriku, Mihaj do të jetë lojtar i lirë dhe do të ketë mundësinë të zgjedhë skuadrën e re, ku do të vazhdojë karrierën.
Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Mihaj ka njoftuar se do të largohet pas fundit të këtij sezoni.
26-vjeccari ishte pjesë e skuadrës portugeze nga viti 2022 dhe numëron 82 ndeshje të luajtura. Në të kaluarën, Mihaj ka qenë pjesë e PAOK dhe Panetolikos në Greqi, ndërsa mbetet të shihet se ku do të transferohet.