Një iniciativë plot entuziazëm nga katër të rinj shqiptarë të diasporës, që donin të surprizonin banorin e Big Brother VIP Albania, Gjestin, ka përfunduar në një skemë mashtruese.
Sipas emisionit investigativ “Piranjat”, të rinjtë – nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, por banues në shtete të ndryshme të Europës – mblodhën së bashku mbi 5,000 euro për të realizuar një surprizë ajrore me dronë dhe parashuta mbi shtëpinë e BBVA.
Por surpriza nuk ndodhi kurrë. Personi që kishte marrë përsipër organizimin e gjithë aksionit ishte Diamant Aliu, 32 vjeç nga Ferizaj i Kosovës, i cili pasi mori fondet, u zhduk pa lënë gjurmë.

Gazetarët e “Piranjave” udhëtuan drejt Ferizajt për ta takuar, por Aliu nuk u përgjigj për pjesën më të madhe të ditës.
Në një bisedë me ish-bashkëshorten e tij, ajo deklaroi se ishte ndarë prej tij dhe nuk kishte asnjë lidhje me veprimet e tij.
Më pas, ekipi i “Piranjave” tentoi të komunikojë edhe me familjarët e tij në një fshat afër Ferizajt, por pa rezultat.
Përballja e vetme ndodhi në derën e shtëpisë së tij, ku gazetari u përball me Diamantin – i cili e mbylli derën pa dhënë asnjë shpjegim se çfarë kishte ndodhur me paratë.
Rasti ka ngjallur reagime të forta në rrjete sociale, ndërsa mbetet e paqartë nëse do të ketë ndonjë pasojë ligjore për përvetësimin e shumës së mbledhur nga djemtë e diasporës në mirëbesim. /Telegrafi/
window.fbAsyncInit = function() {
FB.init({
appId: ‘220167648175857’,
xfbml: true,
status: true,
version: ‘v2.10’
});
FB.AppEvents.logPageView();
};
(function(d, s, id) {
var js, fjs = d.getElementsByTagName(s)[0];
if (d.getElementById(id)) {
return;
}
js = d.createElement(s);
js.id = id;
js.src = “https://connect.facebook.net/en_US/sdk.js”;
fjs.parentNode.insertBefore(js, fjs);
}(document, ‘script’, ‘facebook-jssdk’));
! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ? n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’, ‘//connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘260833360772983’);
fbq(‘track’, “PageView”);