Po mbahet mbledhja e 16-të të Senatit të Universitetit të Prishtinës, për zgjedhjen e anëtarëve të rinj të Këshillit Drejtues.
Por pati kundërshtime nga Parlamenti Studentor, njofton Klankosova.tv.
Përfaqësuesit studentorë kundërshtuan zhvillimin e këtij procesi duke e cilësuar si të papërputhshëm me Statutin e UP-së.
Si shenjë proteste, Parlamenti Studentor e braktisi mbledhjen, ndërsa procesi i përzgjedhjes së anëtarëve të Këshillit Drejtues po vazhdon ende.
Ndiqni detajet, nga gazetarja Vesa Hoda, në videon e mëposhtme:
The post Mblidhet Senati: Zgjedhen anëtarët e KD të UP-së (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.