Partia GUXO ka mbajtur mbrëmë mbledhje, ku sipas burimeve të Sinjalit, është diskutuar edhe qëndrimi ndaj një mandati të dytë për presidenten Vjosa Osmani.
Burimet bëjnë të ditur se Donika Gërvalla, është një nga kundërshtaret më të mëdha të Vjosa Osmanit për rizgjedhje.
E njëjta, sipas të njëjtave burime, ka rreshtuar qëndrimin e saj në linjë me kryeministrin Albin Kurti, duke mos e mbështetur idenë e një mandati të dytë për Osmanin.
Ky zhvillim shënon një kthesë të fortë politike, pasi vetëm disa muaj më parë Gërvalla fliste në superlativ për presidenten dhe madje ngrinte pyetje akuzuese ndaj opozitës se si do të mund ta arsyetonin ata mosvotimin ndaj saj.
Megjithatë, javët e fundit ajo ka heshtur për këtë temë. Gërvalla ka refuzuar të japë qëndrim për gazetarët kur është pyetur drejtpërdrejt për Osmanin.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


