E premte, 18 Korrik, 2025
spot_img
HomeLajmeMbi gjysmë milioni i shkuar kot, MSh-ja specializon farmacistë e nuk ua...

Mbi gjysmë milioni i shkuar kot, MSh-ja specializon farmacistë e nuk ua gjen punën (VIDEO)

Mbi 500 mijë euro i ka kushtuar Ministrisë së Shëndetësisë specializimi i rreth 50 farmacistëve.

Saktësisht, shteti i Kosovës ka financuar specializimin për 15 toksikologë, 25 farmacistë klinikë dhe 8 farmacistë të hulumtimit dhe kontrollit të barnave, raporton Kiks Kosova.

Megjithatë, harxhimi i mbi gjysmë milioni euro po vlerësohet se është bërë pa asnjë strategji nga Ministria e Shëndetësisë.

Zëvendëskryetari i Odës së Farmacistëve, Astrit Haxhijaha, tha për Kiks Kosovën se nga 15 toksikologët e specializuar dhe të licencuar, vetëm 4 prej tyre janë të punësuar si toksikologë.

Gjendja e njëjta ai thotë se është edhe me farmacistët klinikë e edhe ata të hulumtimit dhe kontrollit të barnave.

Papunësia e specializantëve, shkollimi i të cilëve u financua nga shteti, nuk qe mësim për Ministrinë e Shëndetësisë.

Kësisoj, më 19 dhjetor të 2024-ës, kjo ministri shpalli konkursin për shkollim specialistik.

Në konkursin që mban nënshkrimin e ministrit në detyrë, Arben Vitia, janë 4 vende për farmacistë, 2 për specializim të Farmacisë Klinike dhe 2 të Toksikologjisë Klinike.

Në arsyetim të këtij vendimi thuhet se ka kërkesa të institucioneve, nevoja objektive, si dhe kapacitete mentoriale e infrastrukturore për këto dy profesione. /Klankosova.tv

The post Mbi gjysmë milioni i shkuar kot, MSh-ja specializon farmacistë e nuk ua gjen punën (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT