Mbi 6 mijë civilë të zhvendosur nga bombardimet izraelite në qytetin e Gazës në 1 ditë

Mbi 6 mijë civilë të zhvendosur nga bombardimet izraelite në qytetin e Gazës në 1 ditë

Mbrojtja Civile e Gazës ka bërë të ditur se më shumë se 6 mijë civilë u zhvendosën nga sulmet ajrore izraelite në Qytetin Gaza, derisa Tel Avivi vazhdoi me ofensivën për të pushtuar qytetin.

“Më shumë se 6 mijë civilë kanë mbetur pa strehë pasi shtëpitë e tyre u shënjestruan sot”, tha zëdhënësi i Mbrojtjes Civile, Mahmoud Basal.


Ushtria izraelite përshkallëzoi bombardimet ndaj Qytetit Gaza që nga mëngjesi djeshëm, duke shënjestruar shtëpi, kulla banimi dhe tre shkolla që i përkasin agjencisë së OKB-së për refugjatët palestinezë (UNRWA).

Basal tha se sulmet ndaj shtëpive ishin të organizuara pa paralajmërim paraprak, duke çuar në vdekjen e dhjetëra civilëve.

“Banorët e Qytetit të Gazës tani jetojnë në kushte jashtëzakonisht të vështira nën rrethimin dhe bombardimet e vazhdueshme”, tha ai.

Ai paralajmëroi se më shumë se 1 milion njerëz, përfshirë mijëra fëmijë, janë në rrezik të vdesin “si rezultat i politikave aktuale izraelite”.

Sipas Zyrës për media të Qeverisë së Gazës, gati 1.3 milion njerëz jetojnë në Qytetin Gaza, të cilët janë detyruar nga Izraeli të evakuohen drejt Al-Mawasit dhe Khan Younisit, ku 800 mijë njerëz aktualisht jetojnë pa nevojat themelore.

Sipas autoriteteve në Gaza, që nga 11 gushti, ushtria izraelite ka shkatërruar plotësisht 1.600 kulla dhe ndërtesa banimi në Qytetin Gaza, si dhe 13 mijë tendave, duke shkaktuar zhvendosjen e më shumë se 100 mijë njerëzve. /AA/