E martë, 17 Qershor, 2025
spot_img
HomeLajmehttps://klankosova.tv/mbi-37-mije-banore-rezidente-e-leshuan-kosoven-me-202412/Mbi 37 mijë banorë rezidentë e lëshuan Kosovën më 2024 - Klan...

https://klankosova.tv/mbi-37-mije-banore-rezidente-e-leshuan-kosoven-me-202412/Mbi 37 mijë banorë rezidentë e lëshuan Kosovën më 2024 – Klan Kosova

Tridhjetë e shtatëmijë e katërqind e pesëdhjetë e një banorë (37451) lëshuan vendin gjatë 2024.

Kështu ka njoftuar Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), e cila theksoi se gjatë po të njëjtës periudhë imigruan pak mbi 9 mijë banorë.

“Sipas vlerësimit, gjatë vitit 2024, popullsia e Kosovës pati një rritje natyrore prej 10,888 banorësh. Vendbanimin (komunën) e tyre e ndërruan 21,513 banorë. Kurse, imigruan në Kosovë 9,038 banorë. Derisa emigruan 37,451 banorë”, njoftoi ASK.

Sipas kësaj Agjencie, Bilanci i migrimit ndërkombëtar (migrimi neto) për vitin 2024 ishte -28,413 banorë.

Për pasojë, “popullsia rezidente e Kosovës në vitin 2024 u zvogëlua për 17,525 banorë”.

ASK thotë po ashtu se popullsia e vlerësuar e Kosovës për vitin 2023 ishte 1,603,115, kurse për vitin 2024 ishte 1 milion e 585 mijë e 590 banorë rezidentë.

Kjo Agjenci thotë se të dhënat vjetore statistikore për popullsinë (demografinë) janë themelore për studimin dhe përcaktimin e një game të gjerë analizash pasi të njëjtat përbëjnë komponentin thelbësor për vlerësimin e llogarive kombëtare, punësimit dhe çështjeve të tjera socio – ekonomike. /Klankosova.tv

The post Mbi 37 mijë banorë rezidentë e lëshuan Kosovën më 2024 appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT