Saturday, February 28, 2026
spot_img
HomeLajmeMbi 20 mijë nënshkrime në peticionin për drejtësi, por s’pritet të ketë...

Mbi 20 mijë nënshkrime në peticionin për drejtësi, por s’pritet të ketë shumë ndikim (VIDEO)

Peticioni i iniciuar nga kategoritë e dala nga lufta për katërshen e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po gjykohen në Hagë, ka mbledhur mbi 20 mijë firma online dhe qindra të tjera fizikisht vetëm në tri ditët e para.

Sipas avokatit Asdren Bytyqi, përkrahja e qytetarëve mund të mos ndikojë drejtpërdrejt në procesin gjyqësor, por mesazhi i peticionit mund të rrisë vigjilencën e gjyqtarëve dhe të tërheqë vëmendje për drejtësi, raporton Klan Kosova.

Profesori Durajet Imeri shtoi se ndikimi i peticionit është më shumë simbolik, duke treguar mbështetje për të gjykuarit dhe duke vënë në dukje ndjeshmërinë e rastit.

Për më shumë ndiqeni kronikën si në vijim:

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT